Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Bashkëjetesa me pandeminë, Wuhani i tregon botës normalitetin e ri

Nga A2 CNN
30 Prill 2020, 14:32 | Bota
Bashkëjetesa me pandeminë, Wuhani i tregon botës normalitetin e

Në të gjithë botën, njerëzit po presin me padurim njoftimin që pandemia koronavirus është nën kontroll dhe se ata mund t’i rikthehen jetës normale.

Por, Wuhani, ku besohet se nisi gjithçka, po tregon se duhet ende një rrugë e gjatë për të arritur në normalitetin e shumëpritur. Kur zyrtarët e qytetit kinez lehtësuan kufizimet më 8 prill, duke i dhënë fund izolimit 76-ditor, banorët dhe bizneset lokale mësuan shpejt se rihapja do të ishte tepër e ngadaltë dhe me dhimbje të stërzgjatur.

Pavarësisht eleminimit të masave strikte, dyqane të shumta janë ende mbyllur, restorantet po operojnë vetëm me dërgesa dhe kur qytetarët dalin nga banesat, duhet ende të veshin pajisje mbrojtëse dhe të shmangin njëri-tjetrin. Pra, atmosfera në terren është shumë më ndryshe nga ajo e paraqitur nga zyrtarët e vendit komunist.

Qendra për kontrollimin e epidemive në Wuhan tha më 8 prill se disa sektorë në këtë qytet do rikthehen 100% në aktivitet. Madje, premtoi mposhtjen e koronavirusit dhe rinisjen e rritjes ekonomike. CNN zgjodhi të monitorojë situatën nga afër dhe gjatë një udhëtimi në Wuhan, pronarët e bizneseve treguan se po përballen me zero fitime dhe shpenzime të mëdha si pagesa e qirave.

Ekspertët shuajnë optimizmin e autoriteteve kineze duke pohuar se do të duhen muaj për rimëkëmbjen ekonomike. Prodhimi i Brendshëm Bruto i provincës Hubei, ku bën pjesë dhe Wuhani, u tkurr me rreth 40% në tremujorin e parë të 2020. Një shqetësim serioz që shoqëron këtë normalitet të ri është shpërthimi i një vale të dytë përhapjeje të koronavirusit. Shifrat e larta mund të sjellin rivendosjen e izolimit, çka do të shkaktonte një tjetër goditje të rëndë për ekonominë. Aktualisht, Kina nuk po mendon për rihapjen e palestrave apo kinemave, gjë e cila lë të kuptohet se nuk jemi aspak afër kthimit në normalitetin që e gjithë bota njeh, apo një forme të ngjashme. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë