Bashkimi kombëtar, Zeka: Unë luftoj që shqiptarët të jenë sa më të përçarë

I pyetur në lidhje me deklaratën e Haradinajt për bashkimin kombëtar, e cila ngjalli debate mediatike dhe provokoi reagime nga Serbia, si dhe nga ambasadori amerikan në Kosovë, në studion e A2 CNN, Zeka tha se kjo parullë është një gënjeshtër dhe mashtrim i madh. Sipas tij, bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës ndodhi kur u hap tuneli i Kalimashit. Analisti ndau qëndrimin se shqiptarët duhet të jenë të përçarë që të jenë të fuqishëm.