Bashkitë, 6,2 miliardë lekë më shumë për tenderë para zgjedhjeve

Qeveria ka vendosur të pezullojë përkohësisht tenderët për bashkitë. Sipas të dhënave të Open Procurement Albania për 4 muajt e parë të këtij viti, nga 1 janari deri në fillimit të majit bashkitë kanë tenderuar 6.2 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Shifrat tregojnë se pushteti vendor ka liruar qesen në prag të zgjedhjeve të 30 qershorit.