Bashkitë të zhytura në borxhe, detyrimet arrijnë 6,2 miliardë lekë

Kryebashkiakët e rinj, që dolën nga zgjedhjet e qershorit, duhet të përballen me një gropë jo të vogël në financat e tyre. Bëhet fjalë për borxhe të akumuluara në vite, si dhe të trashëguara një pjesë që nga ish komunat. Sipas të dhënave zyrtare, deri në qershor të këtij viti, detyrimet e prapambetura të bashkive arritën në 6,2 miliardë lekë. Qeveria ka paralajmëruar bashkitë se në rast se nuk zerojnë detyrimet, do të vendosë në krye të tyre një administrator të përkohshëm për menaxhimin e financave.

Shkarkoni aplikacionin e A2