Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Bashkitë tkurrin investimet për infrastrukturë e transport

Nga A2 CNN
24 Janar 2019, 15:46 | Ekonomi
Bashkitë tkurrin investimet për infrastrukturë e transport

Tkurrja e investimeve nga bashkitë ka rënduar mbi funksionin e çështjeve ekonomike, që lidhet me infrastrukturën dhe transportin.

Sipas të dhënave të raportit të Financave Vendore, publikuar nga Coplan dhe Ministria e Financave gjatë 9-muajve të 2018-ës, shpenzimet për investime arritën në rreth 18.1 miliard lekë, me rënie 11.4% në terma vjetorë.

Shifrat e detajuara tregojnë se investimet për funksionet “çështjet ekonomike”, ku përfshihet infrastruktura e transportit, shënuan rënie me rreth 45% në krahasim me 9 mujorin e 2017-ës. Po të marrim në analizë peshën e zërit të shpenzimeve kapitale për secilën bashki do të vërejmë një diferencë të dukshme midis tyre. Bashkia Libohovë rezulton të ketë dedikuar rreth 69.1% të buxhetit të saj vjetor për shpenzime kapitale.

Ky është edhe niveli maksimal i regjistruar. Në të kundërt, bashkia Lezhë rezulton të ketë shpenzuar rreth 5% të buxhetit të saj për investime publike vendore, që është edhe niveli minimal i regjistruar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë