Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Bashkurti: Moska po tenton zgjerimin në Ballkan, por kriza jonë është e brendshme

Nga A2 CNN
14 Mars 2019, 15:31 | Politikë
Bashkurti: Moska po tenton zgjerimin në Ballkan, por kriza jonë

Një nga teoritë që është shpalosur kohët e fundit, për të shpjeguar dinamikat në Ballkanin perëndimor, madje edhe në vendin tonë, kanë të bëjnë me planet hegjemonike në zonë të Rusisë.

Lisen Bashkurti, njohës i mirë i gjeopolitikës bashkëkohore, diskutoi në A2 për këto manovra që shpesh herë citohen por jo të gjithë i analizojnë seriozisht.

Sipas Bashkurtit, “ nuk përbën risi përpjekja e Rusisë për të rritur prezencën dhe zgjeruar ndikimin në Balkanin Perëndimor. Kjo tashmë është provuar edhe me fakte me ngjarjet e fundit në Malin e Zi, Serbi dhe Maqedoni, me disa simptoma në Kosovë por edhe në Shqipëri”. Por jo vetëm. I fortë ka qenë ndikimi i Moskës edhe ”në vendet e Bashkimit Evropian, në rastin e Brexit dhe në mbështetjen e forcave euroskeptike”.

Në një vështrim të përgjithshëm , Bashkurti analizon që tendencat janë për shfrytëzimin e “pikat e dobëta të shoqërive dhe qeverisjes së këtyre vendeve. Korrupsioni i zyrtareve , krimi i organizuar, janë mekanizmat që rrisin prezencën ruse n Ballkanin Perëndimor, bashkë me përpjekjen për t’i destabilizuar në momente të caktuara”.

Mënyrat e ndikimit mund të jenë të ndryshme “nuk jemi më në luftën e ftohtë, tashmë luftohet me mekanizma që ndikojnë mbi elitat” , dhe citon  protestat e studentëve, edhe pse saktëson se “nuk ka asnjë provë, por e citoj sepse po flitet”. Por analisti shton edhe “ndikimin përmes elementëve të kapur, mekanizmat e shtetit ligjor, pastrimit të parave, fanatizmit fetar, të gjitha këto dhe të tjera elementë lehtësues të ndikimit të Moskës, që ka ndërtuar një demokraci hibride, që mbahet në mos balancimin e pushteteve dhe në një autoritarizëm që ka disa elementë pluralizmi, model ky krejt i ndryshëm nga modeli amerikan dhe i vendeve të BE-së.

Por Bashkurti është i qartë për sa i përket krizës aktuale në Tiranën e politikës. “Në rastin  e krizës tonë, mund të ketë ndikim i disa fuqive me interesa jo atlantike, por ajo është në radhë të parë një krizë e brendshme, krizë e faktorit politik dhe institucional, i qeverisjes, rritjes së mosbesimit të qytetarëve, vështirë për t’u arsyetuar me një ndikimin të jashtëm”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë