“Basti” për spitalin e Fierit, Erdogan: E ndërtojmë për dy muaj, vetëm një grimcë për ne

Mes të tjerash, në fjalën e përbashkët të Edi Ramës dhe presidentit të Turqisë, Erdogan, u fol edhe për spitalin rajonal të Fierit, për të cilin u “vendos” edhe një bast për kohën se kur ai do të përfundojë. Rama tha se ai do të jetë gati për 3 muaj, ndërsa Erdogan ndërhyri duke thënë për 2 muaj, ndërsa më tej theksoi se ai është vetëm një grimcë për Turqinë.