Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

BE arrin marrëveshjen për paketën e shpëtimit nga koronavirusi

Nga A2 CNN
10 Prill 2020, 08:55 | Bota
BE arrin marrëveshjen për paketën e shpëtimit nga

Ministrat e Financave të BE-së ranë dakord në orët e vona të së enjtes për një paketë shpëtimi prej 500 miliardë eurosh për vendet anëtare të unionit të goditura rëndë nga pandemia e koronavirusit.

Marrëveshja erdhi pas diskutimeve maratonë në Bruksel, të cilat një ditë më parë kishin dështuar dhe sollën një përplasje të fortë dhe hijen e shpërbërjes së Bashkimit Evropian, me një Itali që kërcënonte të braktiste ëndrrën evropiane nëse akordi nuk arrihej.

Paketa përfshin mbështetje për qeveritë, kompanitë dhe punëtorët.Megjithatë, ministrat nuk pranuan një kërkesë, nga Franca, Spanja dhe Italia, për të ndarë koston e krizës duke lëshuar të ashtuquajturat koronabondet.

Më herët, kancelarja gjermane Angela Merkel hodhi poshtë idenë e borxhit të ndërsjelltë, duke deklaruar se ajo nuk beson se duhet të ketë një "përgjegjësi të përbashkët për borxhin e njëri-tjetrit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë