BE dhe AstraZeneca gjejnë gjuhën e përbashkët, sigurohen 9 milionë doza shtesë

Pas shumë përplasjeve, më në fund gjendet gjuha e përbashkët. Bashkimi Europian njoftoi se kompania farmaceutike britaniko-suedeze, AstraZeneca, do të furnizojë 9 milionë doza shtesë të vaksinës anti-covid deri në mars.