Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

BE jep 160 milionë euro për Serbinë, sa dyfishi i Shqipërisë

Nga A2 CNN
28 Tetor 2022, 23:41 | Ballkani
BE jep 160 milionë euro për Serbinë, sa dyfishi i

Turin ballkanik e përmbylli në Serbi, ku zbrazi dhe të gjithë “valixhen e parave” që kishte me vete. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, premtoi dhënien e 160 milionë eurove ndihmë në përballimin e krizës energjitike, dyfishin e shumës së premtuar për Shqipërinë.

https://a2news.com/2022/10/27/be-jep-80-mln-euro-rama-na-duhen-6-here-me-shume-per-krizen-e-energjise/

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i rezervoi asaj një pritje të ngrohtë në Nish, ku vizituan punimet për ndërtimin e interkonjeksionit të gazit Serbi-Bullgari, projekt i cili duhet të përfundojë deri në shtator 2023. Por, çështja e sanksioneve të munguara të Beogradit ndaj Rusisë për të dënuar luftën në Ukrainë nuk mbeti jashtë kësaj vizite, me Von der Leyen që la të kuptohet se pa ndëshkimin e Moskës, nuk ka përparim në rrugën e pranimit në BE.

“Shpejtësia e procesit të zgjerimit të BE-së është në duart e vendeve që duan të anëtarësohen. Këtu nuk po e nisim nga e para, tashmë keni bërë shumë. Por, është e nevojshme të ndajmë të njëjtën vlerë dhe të harmonizojmë politikën e jashtme”, tha Presidentja e Komisionit Europian.

https://a2news.com/2022/10/27/keni-permbushur-kriteret-per-liberalizmin-e-vizave-von-der-leyen-nga-janari-75-milione-euro-financime-per-kosoven/

Përgjigjja e Vuçiçit ishte kjo: “Është e vërtetë që nuk kemi vendosur sanksione ndaj Rusisë, ashtu siç është e vërtetë që ka probleme në dialog dhe Serbia nuk është aspak përgjegjëse për këtë. Ne ende respektojmë integritetin territorial të Ukrainës, por integriteti ynë territorial nuk respektohet”.

Leyen foli edhe për çështjen e targave, ku bëri me dije se BE dhe partnerët e tij po punojnë për një zgjidhje, e cila, sipas saj, do të vijë së shpejti.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani