Ulet fasha e vaksinimit, mbërrijnë 25 mijë doza vaksinë Sputnik V

Pas mbërritjes së 25 mijë dozave të tjera vaksine Sputnik V, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi uljen e grupmoshës së vaksinimit duke e çuar në plus 57 vjeç. Manastirliu kërkoi nga qytetarët të aplikojnë në e-albania ose të kontaktojnë mjekun e familjes