Bashkimi Europian ka arritur një marrëveshje të re me Pfizer Biontech për të siguruar një total prej 600 milionë dozash të vaksinës së tyre anti-Covid gjatë këtij viti. Konfirmimi erdhi nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila tha se asnjë shtet nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë blerje individuale të vaksinës.