Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

BE refuzon planin, Barnier: Politikat e Johnson për Brexit të papranueshme

Nga A2 CNN
26 Korrik 2019, 10:33 | Bota
BE refuzon planin, Barnier: Politikat e Johnson për Brexit të

Zyrtarët Europianë kundërshtuan politikat e Boris Johnson për Brexit, të shprehura gjatë fjalimit të parë si kryeministër i Britanisë në Parlament. Shefi i ri i kabinetit tha se është i gatshëm të eliminojë mekanizmin kufitar irlandez, çështje e cila ka lënë pezull përmbylljen e procesit të largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga Unioni.

Kryenegociatori i Brukselit për Brexit, Michel Barnier, e konsideroi këtë qëndrim të Johnson, të papranueshëm. “Jemi të përgatitur të analizojmë çdo ide të Mbretërisë së Bashkuar, sa i përket çështjes së largimit, të cilat janë në përputhje me ujdinë ekzistuese. Ne duhet të jemi të gatshëm për një situate në të cilën, Johnson i jep prioritet planifikimit të largimit pa marrëveshje, për të vendosur nën presion unitetin e 27 shteteve të BE-së”, dha negociatori i BE për Brexit, Michel Barnier.

Kryeministri populist bisedoi me anë të telefonit dhe me Presidentin në largim të Komisionit Europian, Jean Claude Juncker. Ky i fundit mbajti qëndrimin e përhershëm të BE-së që marrëveshja e negociiuar për Brexit është më e mira e mundshme. Megjithatë, pohoi se Komisioni do të jetë i gatshëm për bisedime në javët e ardhshme, nëse Britania e Madhe dëshiron.

Johnson dëshiron vetëm arritjen e një ujdie të re me Unionit për Brexit dhe ta miratojë atë brenda 99 ditëve. Në të kundërt paralajmëron largim kaotik pa marrëveshje. Gjatë fjalimit të parë në Dhomën e Komunëve, ai premtoi ndër të tjera, një epokë të artë për Britaninë, duke u zotuar të bëjë atë vendin më të mirë në planet. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë