Bechetti fitoi 108 mln euro: Qeveria pranon humbjen në arbitrazh, socialistët fajësojnë drejtësinë

Qeveria shqiptare pranoi se është debitore ndaj Francesco Bechetti-t me një vlerë prej 108 milionë eurosh. Avokatja e Shtetit, Enkelejda Muça tregoi historikun e padisë duke nënvizuar se kjo është një histori suksesi pasi dëmi mund të kishte qenë dhjetëfish më i madh, ndërsa mazhoranca socialiste e hodhi përgjegjësinë në kurriz të drejtësisë vendase.