Bëhen publike 600mijë dokumente “sekrete” të Enver Hoxhës dhe Hysni Kapos

Deklasifikohen 600 mijë dokumente nga fondet personale të Enver Hoxhës, Hysni Kapos apo ish-arkivit të Partisë së Punës.
Drejtoria e Arkivave të shtetit publikon ditarët e punës së diktatorit Hoxha, si edhe shumë vendime të gjykatave të asaj kohe, që deri tani ishin mbajtur sekret.
Pjesë nga ditari i tij punës nga sot janë publike për çdo studiues, historian apo të interesuar.
Në këtë proces deklasifikimi janë përfshirë edhe shënimet e Hysni Kapos, por edhe vendimet e gjykatave për të dënuar imoralë, nuk janë më sekrete.
“Ka përfunduar tërësisht klasifikimi i dosjeve te cilësuara si sekrete deri më sot”, deklaron Elsa Saka, zëdhënëse e Drejtorisë së Arkivave.
Shumë prej këtyre dokumenteve e shënimeve, janë edhe fjalime të publikuara më herët në mediumet mediatike të asaj kohe. E megjithatë, mes tyre gjenden edhe shënime të veçanta të diktatorit Hoxha.

Shkarkoni aplikacionin e A2