Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Bekimi i ujërave, besimtarët ortodoksë kremtojnë pagëzimin e Jezu Krishtit

Nga A2 CNN
6 Janar 2023, 14:32 | Lifestyle

Besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kanë kremtuar ditën e Epifanisë, pagëzimit të Jezu Krishtit dhe bekimin e ujërave.

Me këtë rast janë mbajtur meshat e posaçme, si dhe është kryer riti i hedhjes së Krishtit në ujë. Në Korçë, pas meshës së mbajtur në katedralen e qytetit, kryqi u hodh në ujërat e shatërvanit dhe i riu që kapi jep urimin për këtë ditë të shënuar të besimtarëve ortodoksë.

Në qytetet e Vlorës dhe Durrësit hedhja e kryqit është bërë në ujërat e detit Jon dhe Adriatik, ku të rinjtë kanë sfiduar dimrin dhe temperaturën e ulët të ujit për të kapur kryqin.

Edhe në Gjirokastër është mbajtur mesha e Epifanisë dhe më pas kryqi është hedhur në ujërat e lumit Drino.

Sipas besimit të ortodoksëve më datën 6 janar të gjitha ujërat janë të bekuar dhe besimtarët mbushin ujë për ta çuar në familjet e tyre dhe luten për mbarësi dhe begati.

A2 CNN Livestream

Dita jonë