Belsh, fermerët të detyruar të shesin në trotuare

Belshi turistik dhe me një infrastrukturë të përmirësuar kohet e fundit, e prish imazhin e tij me tregtaret buzë trotuaresh dhe në rrugë që shesin produktet e tyre bujqësore apo blegtorale.
Kjo situatë vjen pasi qyteti i Belshit prej vitesh nuk ka një treg të fruta-perimeve dhe të bulmetit siç e ka çdo bashki në vend.
Tregtarët e pranojnë vetë që situata nuk është aspak normale si për nga pamja ashtu edhe nga siguria ushqimore.
Ndërkohë nga Bashkia e Belshit pranohet problematika dhe shprehen se së shpejti brenda këtij viti do të mundësojnë ri ngritjen e tregut të këtij qyteti në të njëjtin vend.
“Konstatimi është i vërtete, tregu i mëparshëm është jashtë funksionit. Bashkia ka projektin e saj dhe shume shpejt do te ndërtoj tregun e ri, ku do të shiten fruta-perimet dhe bulmetrat”, thotë Mustafa Çerçiu, sekretar i përgjithshëm i bashkisë Belsh.
E deri në ringritjen e tregut tregtarët do të vazhdojnë të shesin në trotuare dhe qytetarët do t’i blejnë produktet nga rruga.

Shkarkoni aplikacionin e A2