Beqaj e pranon: Premtimi për 300 mijë vende pune nuk u mbajt

Në vitin 2013, kur qeveria Rama erdhi në pushtet, premtoi 300 mijë vende pune brenda mandatit të parë, si dhe rilindjen e ekonomisë. Sot, qeveria ndodhet në mesin e mandatit të dytë dhe për ekonominë ka shumë për të folur. Tregu i punës mbetet një ndër sfidat kryesore. Kjo veçanërisht përballë një vale emigrimi që është gjallëruar vitet e fundit. Në studion e A2 Business Week, deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj, pranoi se premtimi për 300 mijë vende pune nuk u mbajt: “Premtuam 300 mijë vende pune dhe sot jemi 275 mijë vende më shumë. Nuk është ajo që u angazhuam, por nuk është pak në raport me situatën e punësimit deri në vitin 2013”.

Shkarkoni aplikacionin e A2