Bergamo, shërimi i ngadaltë pas agonisë – Speciale A2

Për dy muaj me radhë, la botën me frymën pezull teksa përcillte shifra e situata gati surreale në spitalet dikur të lakmuara, për standardet e pakonkurrueshme. Mjekët që qanin korridoreve, lutjet për ndihmë e kishat e mbushura me arkivole u kthyen në simbol të luftës me pushtuesin e padukshëm që po sfidonte egërsisht njerëzimin, ndërsa rajoni i pasur i Lombardisë u bë fushëbeteja më përgjakur. Pas ditëve të pafundme lëngimi, dielli ka nisur të shkëlqejë sërish në qytetin e drobitur të Bergamos, e megjithatë plagët janë të thella dhe shërimi është i ngadaltë.