Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, regjistrohet dosja e Saimir Tahirit

Nga A2 CNN
29 Shtator 2020, 11:09 | Aktualitet
Bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, regjistrohet dosja e Saimir

Gjykata e Lartë regjistron dosjen ne ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ish-drejtuesit të policisë së Vlorës, Jaeld Çela. Në këtë gjykatë Tahiri ka kundërshtuar vendimin e Apelit të Posaçëm të 26 qershorit, që e ktheu dosjen në ngarkim të tij për rigjykim në Shkallën e Parë.

Tahiri dhe Çela i kërkojnë Gjykatës së Lartë të prishë vendimin e Apelit dhe të pushojë çështjen ndaj tyre. Relatori i çështjes në Gjykatën e Lartë do të jetë gjyqtari Ilir Panda.

https://a2news.com/2019/09/19/dosja-tahiri-shkelqimi-dhe-renia-e-kampionit-te-rames/

Rekursi i Tahirit dhe Çelës në Gjykatën e Lartë erdhi në ditën e fundit të afatit 45-ditor të parashikuar në ligj për kundërshtim të vendimeve të Apelit. Pas vendimit të Apelit, dosja pritej të shkonte për rigjykim nga zero në Shkallën e Parë.

Përballja e Tahirit me drejtësinë nisi në nëntor 2017, kur ai u dyshua si garantor i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës. Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda rrëzoi akuzat për trafik droge e grup kriminal dhe e fajësoi ish-ministrin për “shpërdorim të detyrës”. Apeli i Posaçëm e vlerësoi si të gabuar rikualifikimin e veprës penale për ish-ministrin dhe ktheu dosjen për rigjykim në Shkallën e Parë.

https://a2news.com/2020/06/26/apeli-i-posacem-kthen-per-rigjykim-ceshtjen-tahiri-ish-ministri-nuk-kam-bere-asnje-faj/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani