Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Berisha e dinte se çfarë do të bënte”, Vangjeli: Të gjithë po thonë gjysmë të vërteta që pas shpalljes “non grata”

Nga A2 CNN
28 Tetor 2021, 20:08 | Politikë
“Berisha e dinte se çfarë do të bënte”,

I ftuar në Debat me Alba Alishanin në A2 CNN, analisti Lorenc Vangjeli u shpreh se që pas shpalljes në Sali Berishës “non grata” të gjitha palët janë duke thënë gjysmë të vërteta.

Sipas Vangjelit, asnjëherë nuk ka qenë jashtë objektivave të Berishës kreu i PD. “Ai e dinte që në krye të herë se çfarë do të bënte. Ai po kërkonte kreun e PD, fillimisht duke akuzuar Bashën, duke i dhënë atij përballë një front të përbërë me të gjithë të frustruarit në PD, duke e identifikuar atë si një humbës të përhershëm. Berisha e kërkon kreun e PD duke kaluar në një kalvar që as ai vet nuk e kishte menduar, përmes garës.

Nëse ai do ta bënte këtë në maj apo në qershor, menjëherë pas zgjedhjeve, kjo do të ishte normale. Komplikimi nis kur ai shpallet “non grata”. Ky është momenti që tregon hipokrizinë e skajshme të të gjitha palëve. Të gjitha palët janë duke thënë gjysmë të vërteta, të cilat janë gënjeshtrat më të mëdha në këtë vend”, u shpreh Vangjeli.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli