Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Berisha: Kompromisi Basha-Rama është nul, do të jetë e afërt dita kur PD do të shporrë këtë klikë sunduese

Nga A2 CNN
10 Shtator 2021, 10:38 | Politikë
Berisha: Kompromisi Basha-Rama është nul, do të jetë e

Në përfundim të seancës së parë të legjislaturës së re parlamentare, Sali Berisha akuzoi edhe njëherë kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për një marrëveshje me Edi Ramën.

“Siç e shihni, unë jam anëtar i grupit parlamentar të PD-së. Kompromisi Basha-Rama është nul. Nuk ka asnjë mbështetje ligjore, përveç fëlliqësisë morale. Do të jetë shumë e afërt dita kur PD-ja të rifitojë të gjithë forcën, vendosmërinë, legjitimitetin për të shporrur një klikë sunduese të bazuar mbi krimin, drogën, dhunimin e votës së qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha për gazetarët.

“Nuk do ta kursej kurrë jetën time për të mbrojtur interesin publik të qytetarëve dhe kombit shqiptar. Për të denoncuar të gjitha aferat e këtij regjimi të kakistokracisë, regjim i cili ka zgjedhur shpifjen, trillimin, kurthet, pazaret për eliminimin e opozitarëve shqiptarë. Se çfarë date është pakti do t’ua lë historianëve. Por ajo që ndodhi është një marrëveshje Rama-Basha, në kurriz të zgjedhësve shqiptarë dhe duhet çmontuar një minutë e më parë. PD-ja është parti e lirive e të drejtave njerëzore, e interesit kombëtar. Jam i bindur se demokratët shqiptarë, me dinjitet dhe vendosmëri do të dinë të vendosin PD-në në piedestal. Do të marr çdo nismë ligjore brenda PD-së për rikthimin e saj në piedestalin që meriton”.

https://a2news.com/2021/09/10/berisha-per-perjashtimin-nga-grupi-parlamentar-i-pd-pazare-te-felliqura-mes-bashes-dhe-rames/

A2 CNN Livestream

Dita jonë