Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Berisha: Kushdo që do të krijojë fraksione, është i mirëpritur

Nga A2 CNN
12 Tetor 2021, 21:56 | Politikë
Berisha: Kushdo që do të krijojë fraksione, është i

“Cilido që është i aftë të krijojë fraksione është i mirëpritur. Fraksionet kanë rrgullat e tyre kush të dojë ti krijojë sipas rregullit”. Kështu iu përgjigj qytetarëve të Kukësit ish-lideri historik i së djathtës Sali Berisha në Foltoren e radhës, duke premtuar se do ta shndërrojë PD-në në në shtëpinë e vërtetë të lirisë të burrave dhe grave të ndershëm shqiptarë

“Ne do ta bëjmë këtë parti më demokratike do ta lartësojmë në nivelin e idealeve për ta shndërruar PD-në në shtëpinë e vërtetë të lirisë të burrave dhe grave të ndershëm shqiptarë”.

Duke përshëndetur delegatët që kanë firmosur mbledhjen e kuvendit Kombëtar, Berisha theksoi se ai Kuvend do të marrë vendimet më të mira demokratike, teksa premtoi rikthim të fuqishëm.

“Ai kuvend do të kthejë forcën e lirisë. Firmosni formularin dhe mblidhemi në kuvendin tonë për vendimet më të mira e demokratike për të ndryshuar veten dhe Shqipërinë. Do të kthehem fuqishëm për të mbrojtur hapur çdo interes publik të shqiptarëve”.

Një tjetër premtim që Berisha u bëri demokratëve të Kukësit ishin edhe primaret, që sipas tij anëtarësia voton për të zgjedhurit, por vlerë do të ketë edhe vota e mbështetësve.

“Disa rregulla do t’i qartësojmë në statut me vullnetin tuaj nuk do të mundet kush të lozë. Më mirë qiri i fikun se qiri i fëlliqun. Kjo s’mund të ndodhë kurrë. Ju do përcaktoni të zgjedhurin tuaj. Do vendosim primaret. Primaret janë që të zgjedhurit vendorë i zgjedh gjithë anëtarësia dhe voton për të dalë në krye ai që merr vota më shumë. Ky është një variant. I dyti është që të votoni jo vetëm ju, por mbështetësit tanë dhe të vijnë të votojnë me ne për të përcaktuar kryetarin, deputetin, kryetarin e bashkisë e me radhë dhe këshiltarë. Ish-kryetari kur mori karrigen në 2013 kishte përjashtuar nga gara kryetarët e degëve dhe seksioneve. Këto marrin fund. Ish-kryetari ka vendosur në statut që nëse kandidojnë do të japin dorëheqjen kurse ai vetë jo. Ai duhet të ikë sa më parë”. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani