Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Berisha: Më 6 dhjetor shprehim mbështetjen për vlerat evropiane

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2022, 12:34 | Politikë
Berisha: Më 6 dhjetor shprehim mbështetjen për vlerat evropiane

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e tij të përjavshme me gazetarët, deklaroi se “dhunimi i vlerave evropiane” nga qeveria është “absolutisht faktori më themelor i shndërrimit të shqiptarëve për herë të dytë në 30 vite në njerëzit e gomoneve”.

“Ju besoj se i patë statistikat e djeshme të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Shqiptarët tejkalonin me distancë sirianët dhe afganët. Është një rast për të shprehur me dinjitet, me civilitet, zërin tuaj, para lidershipit të BE-së. Është e martë, është ditë pune, ora 12:00, por sakrifica ia vlen. Unë kam besim se do jenë të pranishëm”, tha Berisha.

Gjithashtu, kreu demokrat ftoi edhe nxënësit e shkollave dhe studentët që të shkojnë në protestë: “Ftoj nxënësit e shkollave që atë ditë t’ia kushtojnë të ardhmes së tyre evropiane, ftoj studentët e tyre nga mbarë vendi, të mblidhen në Tiranë. Është një rast unik, i papërsëritshëm, që ne të shprehim mbështetjen tonë të fuqishme për vlerat evropiane. Janë kaq në rrezik në Shqipëri”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë