Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Berisha: Me Metën kemi rënë dakord për aksion të fuqishëm opozitar

Nga A2 CNN
2 Shtator 2022, 13:10 | Politikë
Berisha: Me Metën kemi rënë dakord për aksion të

Sali Berisha ka pohuar se është takuar me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe se kanë rënë dakord për një aksion të fuqishëm opozitar.

Kreu demokrat, gjatë konferencës për mediat, tregoi se ende nuk kanë përcaktuar një datë për protestën që ka paralajmëruar, por theksoi se PD-ja nuk do të ndalet për të përmbushur objektivat e saj.

“Jam takuar me zotin Meta. Nuk kemi fiksuar datë për protestë. Kemi rënë dakord për një aksion të fuqishëm opozitar për përballje me këtë regjim, që po shtrëngon çdo ditë e më shumë monizmin e tij në vend, vjedhjet dhe plaçkitjet e qytetarëve shqiptarë dhe sundimin e krimit”, tha Berisha.

https://a2news.com/2022/09/01/aksioni-opozitar-berisha-takohet-me-meten/

“E theksova dhe e theksoj sërish, zhvillimet e dy ditëve të fundit kanë qenë zhvillime që në një shtet normal të kujtojnë grushte të pjesshme të shtetit. Ti je kryeministër, por nuk mund të heqësh drejtorin e Policisë së Shtetit pa motive të forta dhe publike. E heq atë, vetëm për qëllime të mbrapshta, kur nuk tregon motivet. Ti je kryeministër, por nuk mund të zëvendësosh drejtorin e SHISH pa shkarkuar drejtorin. Atë e kanë nisur në shkollë pa afat. Paska qenë i pashkolluar ky Helidoni. Ka muaj të tërë në SHBA. Ti je kryeministër, por nuk mund të shkarkosh drejtorin e pastrimit të parave pa dhënë shpjegime. Në mungesë të shkaqeve të shkarkimit, çdo qytetar ka të drejtë të besojë se kanë qenë arsye personale. Sepse klani Rama është i përfolur në të gjithë aferat”.

https://a2news.com/2022/08/25/zgjedhjet-vendore-berisha-le-te-hapur-mundesine-e-koalicionit-me-meten/

Berisha: Gledis Nano u largua për aferat e Edi Ramës

Berisha deklaroi se ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, u largua për aferat e kryeministrit Edi Rama. “Nuk kam ndonjë respekt për Gledis Nanon, sepse ai u zgjodh mbi kritere politike, por largimi i tij ishte politik, se u shkeli në kallo. Thuhet se largimi i tij ka lidhje me kontejnerin që u la pesë javë në port, derisa u vodh e gjithë kokaina. Kjo e tërboi Edi Ramën. Thuhet se ky takoi Jetmir Ladën, i cili ndër të tjera i tha se Ardi Veliu paguhej 30 mijë euro në muaj nga Ervis Martini. E sigurt është që fillimi është brenda familjes Rama. Atë nuk mund ta hiqte asnjë njeri tjetër përveç kryeministrit. Ministri nuk e heq dot. Kështu që, ky u hoq për afera të Edi Ramës”, tha kreu i Partisë Demokratike.

Porti i Durrësit, Berisha: Të përfshirë grupe të rrezikshme antishqiptare dhe antieuropiane

Berisha foli sërish për atë që e quajti “problemin aktualisht shumë madhor për vendin, Portin e Durrësit”. "Të dhëna të reja dëshmojnë se janë përfshirë tentakulat e mafias Rama-Alabar, përfshi vëllezërit Kariç dhe më të dashurit e Lukashenkos. Pra, siç e shihni, kemi të bëjmë me një dorëzim të portit më të rëndësishëm të Shqipërisë mafies më të rrezikshme, Edi Ramës, vëllezërve Kariç dhe Vuçiçit pas tyre. Vëllezërit Kariç janë aksionerët kryesorë të dy kompanive të Alabarit në Beograd. Përsëri kjo kompani arabe ka tentakulat e saj në Minsk, ku kompania e Minskut ka për president, ndihmësin kryesor të Lukashenkos”, tha Berisha.

“Në këtë kontekst, jo vetëm që Edi Rama po ndërton Dubain e tij, të familjes së tij, por po e ndërton atë me grupe të rrezikshme antishqiptare dhe antieuropiane, siç janë biznesmenët të Bjellorusisë dhe ata të Beogradit. E vërteta është se në këtë aferë multimiliardëshe kemi të bëjmë me një bashkëpunim të gangsterëve politikë të rajonit, me ata të Vladimir Putinit në Bjellorusi. PD denoncon me forcën më të madhe këtë projekt të Edi Ramës dhe Alabarit. U bën thirrje qytetarëve të Durrësit të mos shpenzojnë asnjë qindarkë për të blerë apartamente nga kompania fantazmë Rama-Alabar dhe garanton se nuk do të njohë asnjë vendim, por do bëjë përgjegjës penal Edi Ramën për dëmin e tmerrshëm që i ka krijuar vendit me mbylljen “de facto” të portit kryesor”, shtoi kreu demokrat.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani