Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Berisha në protestë. Spiropali: Të enjten pritet lajmi i mirë për negociatat

Nga A2 CNN
4 Korrik 2022, 20:40 | Politikë
Berisha në protestë. Spiropali: Të enjten pritet lajmi i

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi në Debat me Alba Alishanin se pritet që të enjten të merret vendimi për çështjen e negociatave dhe konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ditë kur ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur opozitën dhe qytetarët në protestë.

Spiropali shtoi se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për hapjen e negociatave dhe se qeveria po mendon seriozisht të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut nëse negociatat nuk hapen.

https://a2news.com/2022/07/04/protesta-e-7-korrikut-berisha-do-te-nise-nje-stine-e-re-per-vendin/

“Të gjitha gjasat janë. Por koha nuk është sot, ishte dje për konferencën e parë ndërqeveritare. Më mirë vonë se kurrë. Duket se ka një kompromis dhe ka një zgjidhje politike, të propozuar nga pala franceze për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë. A do ketë një fund ngërçi mes këtyre dy shteteve, ku Shqipëria u gjend në mes. Ne po e mendonim seriozisht për të aplikuar për ndarjen e procesit të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut. Mirëpresim sot, nesër pasnesër, një zgjidhje. Është e papranueshme që besueshmëria e BE, Këshillit që ka rekomanduar mbajtjen e konferencës. Kjo është koha ne jemi gati, i mirëpresim. Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe detyrimet për këtë fazë të procesit dhe e mirëpresim të enjten”, tha Spiropali.

https://a2news.com/2022/07/01/tym-i-bardhe-nga-brukseli-von-der-leyen-gati-te-nisim-negociatat-me-rmv-dhe-shqiperine/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani