Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Berisha “non grata”, Gjoni: Sinjal i fortë i Blinken, që mesazhi nuk vjen nga ambasada, por nga Uashingtoni

Nga A2 CNN
19 Maj 2021, 22:34 | Politikë
Berisha “non grata”, Gjoni: Sinjal i fortë i Blinken, që

“Kemi dy institucione përballë njëra-tjetrës, sekretarin i shtetit në detyrë dhe ish-kryeministri i një vendi me demokraci problematike, kë do priremi të besojmë? Unë e kam një përgjigje, pavarësisht dashamirësisë për kryeministrin e vendit dhe personat që janë përmendur nga departamenti i shtetit”.

Është e qartë analistja Edlira Gjoni, e ftuar në Absolut 4, mbi dinamikën që ka çuar sot në shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Në momentin që kjo shpallje vjen nga sekretari i shtetit, sinjali është i fortë sepse presidenti i Shqipërisë dhe eksponentë të ndryshëm shqiptarë e kanë përsëritur që shohin ambasadën e SHBA si diçka individuale, e Juri Kim, e Lu, Arvizu etj, dhe që ambasada nuk është Uashingtoni.

Ky qëndrim ka ardhur që mos të ketë asnjë lloj aludimi, sepse sipër sekretarit të shtetit ai mesazh mund të vinte vetëm nga Joe Biden. Kjo tregon se kjo nuk është diçka e Juri Kim, ose të atyre përpara që flisnin për “peshkun e madh”, është një diçka që e ka shprehur personi nga ku duhet të vinte, për të shmangur keqkuptimet. Në qoftë se njerëzit janë duke u munduar të ndajnë Berishën nga Doshi, Berisha është vetë ai që barazon veten me të. Unë jam presidenti më pro amerikanë u përgjigj, por nuk është e udhës të kujtohet ajo që ka bërë Berisha për anëtarësimin në NATO, sekretari i shtetit nuk po e mohon këtë. Por thënë të gjitha këto, Berisha nuk i ka mbyllur hesapet me gjëra që kanë ndodhur gjatë mandatit të dytë, mos harrojmë Gërdecin që shkon edhe përtej Shqipërisë”.

https://a2news.com/2021/05/19/pedagogu-kraki-vendimi-i-dash-per-berishen-qesharak-dhe-absurd-mund-ta-kete-keshilluar-yuri-kim/

Sipas analistes, pretendimi për prova konkrete që të vijnë nga Uashingtoni janë “disi qesharake, një qasje diletante që nënkupton ose që palët janë në faj ose që nuk kanë mësuar gjë akoma pas gjithë këto vite. Provat e departamentit të shtetit nuk ka mëdyshje që këto persona e dinë, nuk e di kur do ta marrin vesh shqiptarët  e tjerë”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani