Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Berisha “non grata”, kur Rama e pyeste nëse e kalonte dot oqeanin

Nga A2 CNN
19 Maj 2021, 14:51 | Politikë
Berisha “non grata”, kur Rama e pyeste nëse e kalonte dot

Ndalimi i hyrjes në Shtetet e Bashkuara për Sali Berishën dhe familjarët e tij ishte diçka që flitej dhe aludohej, sidomos nga kundërshtarët e tij politikë.

Në një seancë parlamentare të vitit 2019, kryeministri Edi Rama e pyeti specifikisht Berishën nëse udhëtonte dot drejt Shteteve të Bashkuara.

“Sali, ti e kapërcen dot oqeanin me dash?”, tha Rama, duke bërë edhe një lojë fjalësh me fjalën dash, që është edhe akronimi i DASH – Departamentit Amerikan të Shtetit.

I pyetur jashtë sallës nga gazetarët mbi këtë akuzë të Ramës, Berisha, në atë kohë, mohoi gjithçka. “Kurrë, në mënyrë absolute. Por duhet të them një gjë... unë nuk udhëtoj, siç e keni vënë re. Udhëtime shumë, shumë të rralla...”, tha ai.

A2 CNN Livestream

Dita jonë