Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Berisha, pas takimit me Metën: Dvorani mafioz, KED-i i shndërruar në shpellë të mafies

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2019, 12:49 | Politikë
Berisha, pas takimit me Metën: Dvorani mafioz, KED-i i shndërruar

Pas takimit që pati mesditën e së mërkurës me Presidentin Ilir Meta, ish-Kryeministri Berisha është shprehur i ashpër me kreun e KED, por edhe drejtpërdrejt me këtë institucion. Berisha e quajti KED-in një shpellë të vërtetë të mafies.

“Në këtë takim me Presidentin Meta u diskutua gjerësisht për krizën madhore që mafia e Ramës, me përpjekjet e shpërfytyruara për të kapura të gjithë sistemin e drejtësisë, krijoi edhe në organin që me ligj është garant i Kushtetutës së Shqipërisë.

https://a2news.com/2019/11/20/nga-berisha-te-soros-meta-vazhdon-takimet-per-gjykaten-kushtetuese/

Tani është një moment kyç dhe vendimtar për çdo qytetar shqiptar. Media ka një rol të rëndësishëm sepse ju me të drejtë keni lakuar më shumë se çdo gjë tjetër reformën në drejtësi se sa integrimin në BE. Është në detyrimin tuaj t’u thoni të vërtetën shqiptarëve se si kjo reformë po sjellë në mënyrë të neveritshme kapjen e saj nga mafia e narkoshtetit shqiptar. Cilido që ka dyshimin më të vogël, ju rikujtoj se KLP-ja e sotme kryesohet nga një individ, kunati i Ndrikullës së radarëve, i cili është aty në kundërshtim me Kushtetutën sepse ajo kërkon të jetë magjistrat dhe jo kunat. Është aty për t’i shërbyer Ramës. Shqiptar dhe të huaj, a mund të na thoni në 320 gjykatës, cili gjykatës në histori ka shkelur në mbledhjet partiake? Ai është vetëm një, mafiozi Ardian Dvorani. Ky gjykatës militant... është bllokuar reforma dy vite me radhë, është bllokuar integrimi dy vite me radhë. Cili voton një vend pa Gjykatë Kushtetutese dhe të Lartë. Ky është Edi Rama, e mbajti peng derisa nxori Dvoranin në krye.

Çfarë bën kapomafia që e shndërron KED-in në një shpellë të vërtetë mafie? Sjell në vend të 12 kandidaturave, 4 kandidatura dhe këta i ndan 3 e nga 3 duke i përsëritur në lista. Nuk ka shkelje më të rëndë”, tha Berisha.

Ndërkohë, Berisha thekson se Presidenti i Republikës po bën një përpjekje të jashtëzakonshme për të mbrojtur Kushtetutën dhe reformën që deri tani është e falimentuar, sipas tij.

“Unë shpreha solidaritetin tim. Rëndësi të madhe ka që shqiptarët të kaptojnë që janë momente kritike. Asnjë nga këto vendime nuk përtypet nga ata që i hapin ditën jeshile Shqipërisë për hapjen e negociatave. Është koha që shqiptarët të ndërgjegjësohen se për faj të Ramës po paguajnë të rinjtë e këtij vendi”, tha Berisha.

I pyetur nga gazetarja e A2, Marsela Karapanço, nëse diskutoi me Metën edhe për shpërndarjen e mundshme të Parlamentit, Berisha tha se nuk ishte diskutuar, ndërsa shtoi se ky Parlament nuk duhej të mblidhej pas largimin të deputetëve të opozitës.

“Në vlerësimin tim, ky Parlament nuk mund të mblidhej kurrë në shtatorin që shkoi pa shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Ky Parlament është në thyerje flagrante të Kushtetutës. Këta narkotrafikant nuk mund t’i servireshin shqiptarëve si deputetë, pasi kushtetuta e ka të qartë se Parlamenti ka 140 deputetë”, tha Berisha.

https://a2news.com/2019/11/19/profili-i-ardian-dvoranit-karriera-dhe-perplasjet-me-politiken/

A2 CNN Livestream

Dita jonë