Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Berisha sulmon Bashën: Sillet sikur është shkolluar në Korenë e Veriut, rri kyçur në zyrë dhe jep urdhra

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2021, 12:35 | Politikë
Berisha sulmon Bashën: Sillet sikur është shkolluar në

Ish kryeministri Berisha ka reaguar ashpër ndaj vendimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për nisjen e procesit zgjedhor për zgjedhjen e drejtuesve të rinj në forumin e gruas dhe atë të të rinjve.

Sipas Berishë, Basha ka frikë nga anëtarësia e partisë dhe i mbyllur në zyrë jep urdhra për uzurpimin e FRPD dhe LDG.

“Peng kryetari ka humbur çdo lloj morali dhe se fundmi është sulur ndaj organizatës së të rinjve dhe grave, në një hakmarrje primitive. Vendi i tij, po të ishte burrë duhet të ishte para jush. Duhet të ishte këtu në një debat të hapur. Por i kyçur në zyrën e tij jep urdhra me telefon për uzurpimin e FRPD dhe Lidhjes së Grave. Forumi ka drejtuesit e tij, statutin e tij. Ai nuk është pronë e askujt, por tërësi e idealeve më fisnike. Askush nga ju nuk është kundër zbatimit të statutit, askush nuk është kundë proceseve zgjedhore, por ato janë kompetencë ekskluzive e juaja. Do të jeni ju që organizoni procesin zgjedhor dhe zgjidhni drejtuesit. Kryetarin e ka kapur një frikë e tmerr nga anëtarësia e partisë. Është krejtësisht i pashpresë. Ftojeni në debat, të mos fshihet dhe të mësojë nga ju ABC e demokracisë. Po sillet sikur është shkolluar në Korenë e Veriut”, deklaroi Berisha.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu