Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Berisha “thërret” Kuvendin e Partisë Demokratike më 11 dhjetor

Nga A2 CNN
29 Tetor 2021, 18:29 | Politikë
Berisha “thërret” Kuvendin e Partisë Demokratike më

Sali Berisha shpalli nga Lezha datën 11 dhjetor si ditën kur do të mbahet Kuvendi i Partisë Demokratike.

Ai përsëriti edhe njëherë se në këtë Kuvend do të ketë ndryshime të mëdha në statut, si dhe do të kthehet referendumi, ku anëtarët do të votojnë për kreun  e partisë dhe kryeministrin.

“Nuk do gjejmë kurrë më të mirë nëse nuk heqim këtë. Do të jetë në statut edhe kryeministri, të votohet nga ju. Pse është kryetar partie, nuk mund të jetë kryetar partie. Do kthejmë referendumin dhe ju do votoni jo vetëm për kryetarin, por dhe kryeministrin. Do të pranojmë fraksionet, jemi shtëpia e lirisë.

Ju ftoj ju të angazhoheni në një dialog me çdo demokrat. Askush nuk duhet të qëndrojë zemërthyer. Nuk kanë arsye të mbështesin apo të qëndrojnë të ftohur me ne se mbështesin Bashën. Ky njeri na udhëheq nga humbja në humbje, nuk gjen të dytë. Më e keqja e Bashës është se mashtron. Unë mbështes vettingun e politikanëve, por jo mashtrimin. E dërguam ligjin në Venecia, ku mbrapa kishte propozuar dhe SPAK, e hodhi poshtë komisioni. Informoj shqiptarët se më 11 dhjetor do të mbahet Kuvendi Kombëtar ”, u shpreh Berisha.

https://a2news.com/2021/10/29/foltorja-e-lezhes-berisha-une-dhe-pd-do-vendosim-marredheniet-me-te-mira-me-be-dhe-shba/
https://a2news.com/2021/10/29/padia-ime-ndaj-blinken-do-shqyrtohet-ne-paris-berisha-miqte-me-thane-se-ne-dosjen-e-tij-nuk-ka-asnje-prove/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu