Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

"Berlin 1945", diplomati Bashkim Zeneli tregon përpjekjet për një politikë të suksesshme

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2020, 12:57 | Kulturë
"Berlin 1945", diplomati Bashkim Zeneli tregon përpjekjet

“Berlin 1945 - maji i fitores”, është titulli më i ri që i prezantohet lexuesit shqiptar. Një histori lirie vjen e rrëfyer nga ish-ambasadori, Bashkim Zeneli.

 “Paqja nuk është gjithçka, por pa paqen nuk bëhet asgjë”, thotë Zeneli, duke cituar kancelarin gjerman Willy Brandt.

Libri rrëfen se si Gjermania e pasluftës nisi ndërtimin e vendit që ka tani. Përmes disfatave, ndoshta më e rëndësishmja që prekte edhe vendet e tjera ishte çlirimi nga një regjim si nazizmi.

Po kjo është vetëm një pjesëz e asaj çka gjejmë në këtë libër të diplomatit Bashkim Zeneli, pasi dokumentimi i ngjarjeve që kaplojnë Gjermaninë e asaj kohe janë të shumta.

https://a2news.com/video/berlin-1945-maji-i-fitores-dhe-detaje-mbi-marredhenien-mes-udheheqesve-te-luftes/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani