Besa e (k)thyer, dështimi i një eksperimenti “etnik” në krye të Arsimit

Besa Shahini nuk ishte një emër i njohur në opinionin publik deri në dhjetor 2018 kur Edi Rama vendosi ta bënte ministre të Arsimit. Ishte një nga momentet më të vështira për mazhorancën socialiste. Që prejardhjes së saj në pushtet po përballej me protesta, masive, të vërteta sa sinqeriteti i rrugëve të mbushura me mijëra nxënës e studentë.