Besimtarët hapin pus, pandemia ”sjell” ujin në shkollën 9-vjeçare

Pandemia e Covid-19, përveç problematikave të shumta që ka sjellë, duket se ka edhe të mirat e saj. Pikërisht për shkak të kësaj pandemie dhe protokolleve për rifillimin e vitit arsimor, më në fund shkolla 9-vjeçare në fshatin Alarup të Pogradecit do të bëhet me ujë të pijshëm.

Kjo shkollë me 84 nxënës, nuk ka pasur asnjëherë ujë, fakt të cilin e pohon vetë drejtori i këtij institucioni.