Besimtarët në Ukrainë dhe Rusi festojnë Ujin e Bekuar duke u zhytur në ujërat e akullta

Të krishterët ortodoksë në Ukrainë dhe Rusi kanë festuar ditën e Ujit të Bekuar duke u zhytur në ujëra të akullta. Uji i Bekuar – festa që simbolizon pagëzimin e Krishtit – në perëndim dhe në vendet ku përdoret kalendari civil (Gregorian) kremtohet në 6 janar. Ndërsa në disa vende sllave, ku për festat fetare përdoret kalendari Julian, kremtimi bëhet me 2 javë diferencë.