Besnik Mustafaj dhe Namik Dokle mes letërsisë, jo larg politikës

Publikuar më: 19/11/2021, ora 17:39

“366 rrëfenja për të ndjellë gjumin” është vepra më e re që prezanton Besnik Mustafaj. Nuk ishte ky i radhës që kishte planifikuar, por izolimi, pandemia, shtetrrethimi e bëri ta shkruajë atë. “Nuk flitej për pandemi, flitej për shtetrrethim, kur shihej në rrugët e Tiranës ushtri dhe blinda për të detyruar publikun të mbajnë maskat, dhe ky disproporcion krijonte një perceptim për ringjalljen e frikrave të vjetra, por më shërbeu edhe si frymëzim për të shkruar këtë libër”, deklaroi Mustafaj. Por, edhe romani i katërt i Namik Dokles, na rikthen te e djeshmja. Në kërkim të eshtrave, në kërkim të të vërtetave që gjenden pas pushkatimeve në Shqipërinë Komuniste, Namik Dokle sjell historinë e pagëzuar “Kolerë në kohë të dashurisë”.