Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Beteja me koronavirusin, stadiumet nëpër botë kthehen në spitale

Nga A2 CNN
11 Prill 2020, 18:52 | Futboll
Beteja me koronavirusin, stadiumet nëpër botë kthehen në

Stadiume dhe arena në të gjithë botën janë shndërruar në spitale në luftën kundër koronavirusit.

Nga impianti mitik “Maracana” në Brazil, për të vijuar në Shtetet e Bashkuara, Gjermani apo edhe Indi e Afrikën e Jugut, gjatë këtyre javëve, të gjitha strukturat sportive i janë bashkuar betejës shëndetësore.

“Signal Iduna Park” e Dortmundit u kthye në vend për trajtimin e pacientëve të infektuar nga Covid-19 në Gjermani, ose për ata që dyshohet se janë bartës të virusit. “ExCel Centre” në Londër, e cila është parashikuar të presë garën e fundit të Formula E për sezonin 2020, u kthye në spital të përkohshëm prej emergjencës së koronavirusit.

Në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara, në spital u shndërrua edhe “Billie Jean King National Tennis Center”, që po përdoret për të kuruar 350 pacientë dhe për të përgatitur ushqimin për qindra të tjerë.

“Principality Stadium” në Kardif, në të cilin zhvillohen ndeshjet e përfaqësueses së regbisë së Uellsit, tashmë është një spital me 2 000 shtretër. Në Brazil, impianti historik “Maracanà” në Rio de Zhaneiro ka 800 shtretër për personat e infektuar nga koronavirusi, ndërsa në spital është shndërruar edhe stadiumi Pacaembu i Sao Paolos, që deri në vitin 2014 shërbente si shtëpia e Corinthiasit.

Në Spanjë, emergjencës i është bashkuar edhe “Santiago Bernabeu” i Madridit, i cili do të jetë qendër e magazinimit dhe e shpërndarjes së materialeve shëndetësore.

Në Holandë, si qendër shëndetësore për 850 pacientë është improvizuar “Ahoy Hall” në Roterdam.

Stadiumi “Sani Abacha” në Nigeri, i cili në vitin 2000 ka pritur ndeshjet e Kupës së Afrikës, është kthyer në spital. Në shtetin e Afrikës së Jugut, në betejën kundër virusit të ri korona është bashkuar edhe “West Rugby Stadium”.

Për të mbërritur në Indinë e largët, aty ku “Sarusajai Stadium”, i cili pret ndeshjet e përfaqësueses indiane të futbollit është shndërruar në spital.

Përpos pezullimit të aktiviteteve për të ruajtur shëndetin e të gjithë tifozëve, kjo është mënyra se si edhe sporti po e lufton pandeminë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë