“Beteja” për bukën, sasi të pamjaftueshme gruri përballë tokave të mbetura djerrë

Buka, produkti më i konsumuar i shqiptarëve sigurohet nga Rusia dhe Serbia. Vendi nuk arrin të mbulojë as gjysmën e nevojave. Kjo shpjegohet nga fakti i tkurrjes së sipërfaqes bujqësore të mbjellë me grurë. dhe teksa format e zbutjes se çmimit të bukës mbeten ato emergjentët duket se nuk ka një plan afatgjate se si mund të arrihet ndryshe mbrojtja e momentit kur vjen kriza e grurit.