Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Beteja për Detin e Kinës Jugore

Nga A2 CNN
24 Prill 2021, 15:31 | Aktualitet

Tensionet prej dekadave në Detin e Kinës Jugore janë intensifikuar vitet e fundit rreth një grupi ishujsh në arkipelagun Spratly që besohet të jetë i pasur me burime natyrore dhe një rrugë shume e vlefshme nga ana tregtare. Kina, Tajvani, Vietnami, Malajzia dhe Brunei pretendojnë ishujt Spratly por edhe ujërat përreth tij. Ndërkohë, Kina, Tajvani dhe Vietnami pretendojnë edhe të gjithë Ishujt Paracel në veri të Detit të Kinës Jugore. Mosmarrëveshjet kanë intensifikuar rivalitetin politik dhe ushtarak në të gjithë rajonin midis rritjes së fuqisë së Kinës dhe lojtarit dominues prej kohësh, Shteteve të Bashkuara. Kina ka projektuar një shtrirje në rritje detare, ndërsa SHBA. po thellon lidhjet me aleatët tradicionalë të sigurisë, si Japonia dhe Filipinet, por edhe dhe miqtë e rinj, duke përfshirë Vietnamin, Indonezinë dhe Mjanmarin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë