Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Beteja” për drejtimin e PD, Apeli zbardh vendimin: Zhukri s’duhej të gjykonte 11 dhjetorin

Nga A2 CNN
10 Maj 2023, 16:22 | Aktualitet
“Beteja” për drejtimin e PD, Apeli zbardh vendimin: Zhukri

Gjykata e Apelit të Përgjithshëm zbardhi arsyetimin për vendimit e 3 marsit, përmes të cilit ktheu për rigjykim në shkallë të parë betejën ligjore për kryesimin e Partisë Demokratike.

U deshën më shumë se dy muaj që të zbardhej vendimi i marrë në prag të regjistrimit të partive politike për zgjedhjet vendore të 14 majit dhe zbardhja erdhi vetëm katër ditë nga dita e votimit.

Në këtë vendim, Apeli prishi vendimin e gjyqtarit të Shkallës së Parë, Agron Zhukri, i cili ligjëroi Kuvendin Kombëtar të PD të 11 dhjetorit 2021 të thirrur nga Sali Berisha, Kuvend që u pasua me rizgjedhjen e Berishës në krye të partisë.

Apeli konstaton shkelje të parimit të paanësisë, pasi gjyqtari Agron Zhukri ka qenë në kushte të konfliktit të interesit. Treshja e gjyqtarëve sjell në vëmendje se ka qenë vetë gjyqtari Zhukri, i cili, kur është përzgjedhur për çështjen, ka kërkuar të heqë dorë.

Gjyqtari pat evidentuar faktin se avokati i familjes së tij, ishte vëllai i Ivi Kasos, përfaqësuesit ligjor të Grupit të Rithemelimit, por edhe se bashkëshortja e Zhukrit ka punuar si sekretare personale e Sali Berishës dhe shefe e Administratës, duke vënë në dijeni edhe se kishin marrëdhënie miqësie familjare.

E me gjithë këto rrethana, kryetari i gjykatës i ka refuzuar dorëheqjen, vendim që sipas Apelit, është i paarsyetuar dhe i paargumentuar. Tjetër standard është ndjekur në 2004-ën, nënvizon Apeli kur sjell në vëmendje se për të njëjtat arsye në vitin 2004, kryetari i gjykatës i kohës, i ka pranuar Zhukrit dorëheqjen nga shqyrtimi i një padie me palë Sali Berishën dhe Fatos Nanon.

Në këtë pikë, Apeli vëren cenim të parimit të paanësisë edhe në standardit të dyfishtë të vlerësimit të të njëjtave fakte nga dy kryetarë gjykate. Një tjetër shkelje procedurale e konsideruar nga Apeli është fakti se nuk mund të pretendohej pasqyrimi në regjistrim e partive të ndryshimeve statutore të 11 dhjetorit 2021 të Kuvendit të thirrur nga Berisha, kur ende nuk kishte marrë formë të prerë regjistrimi i ndryshimeve statutore të Kuvendit të korrikut, i të njëjtit vit, i mbajtur nga Basha. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë