Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Betohen 12 deputetë të rinj, mes tyre 4 nga PS

Nga A2 CNN
16 Maj 2019, 10:28 | Politikë
Betohen 12 deputetë të rinj, mes tyre 4 nga PS

Në një kohë kur opozita sa vjen dhe përshkallëzon aksionin e saj në rrugë, mazhoranca vijon punën normale në Kuvend.

Ndërkohë, të tjerë të kandidatë nga listat e PD dhe LSI, i janë shtuar sallës së Kuvendit. Seanca e kësaj të enjteje ka nisur me betimin e 12 deputetëve të rinj.

8 janë nga listat e PD dhe LSI, ndërsa 4 të tjerë zëvendësojnë deputetët e Partisë Socialiste, të cilët do të kandidojnë në zgjedhjet e 30 qershorit

Më tej, deputeti Lefter Maliqi ka kërkuar një interpelancë me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Deputetët e betuar sot në Parlament
Vasil Sterjovski- LSI
Edmond Stojku - LSI
Suzana Topi- LSI
Halit Valteri -PD
Selami Janishehu-PD
Besnik Troplini-PD
Krenar Rryçi-PD
Kostaq Papa-PD

4 deputetët e rinj të Partisë Socialiste
Eljo Hysko
Adriana Jaku
Florenc Spaho
Ardit Konomi

A2 CNN Livestream

Dita jonë