Bidaj në A2: Tani po hamë “dhjamin”, por do preken punëtorët

Rënia e euros në këmbimin valutor vendas ka alarmuar fasonët, të cilët kanë bërë menjëherë një listë me kërkesa për qeverinë, me synim për të shpëtuar sektorin.

Sajmir Bidaj, nga Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpucëve, ishte i ftuar në A2 Business të Aurora Sulçes, ku sqaroi pozitën dhe problematikat që hasin prodhuesit e veshjeve.
Sipas tij, rënia e euros me rreth 9% nga fillimi i vitit ka gërryer fitimet e tyre me rreth 2/3.

Bidaj deklaroi se sektori për momentin po reziston, duke “ngrënë” dhjamin e grumbulluar gjatë viteve, por së shpejti deklaron ai, nëse nuk merren masa do të detyrohen të shkurtojnë numrin e punonjësve.
Sipas INSTAT, në industrinë e veshjeve dhe këpucëve janë të punësuar rreth 60 mijë individë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN