Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Biden e merr me sportivitet pas rrëzimit, reagon Trump

Nga A2 CNN
2 Qershor 2023, 14:34 | Bota
Biden e merr me sportivitet pas rrëzimit, reagon Trump

Një incident fatkeq, e ka vënë sërish në syrin e ciklonit meditatik, faktorin moshë, për presidentin amerikan Joe Biden, i cili do të kandidojë për një mandate të dytë. Kreu 80-vjeçar i Shtëpisë së Bardhë u pengua dhe ra teksa po dorëzonte diploma në një ceremoni diplomimi për Akademinë Amerikane të Forcave Ajrore, në Kolorado.

Biden, i cili është presidenti më i moshuar i Shteteve të Bashkuara, iu ofrua menjëherë ndihmë për t’u ngritur, dhe u duk i palënduar.

Lideri amerikan kishte qëndruar në këmbë për gati një orë, për të shtrënguar duart me secilin prej 921 kadetëve të rinj. Në një deklaratë, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se Biden ishte penguar tek një qese me rërë taksa përshëndeste të diplomuar, dhe se nuk kishte pësuar lëndime.

Po ashtu, presidenti, pohoi duke buzëqeshur për gazetarët kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë, se qesja me rërë e kishte rrëzuar. Incidenti u jep më shumë material kritikëve që mendojnë se Biden është shumë i moshuar për të garuar për një mandat të dytë. Sondazhet e fundit sugjerojnë se shumica e votuesve janë të shqetësuar por moshën e tij të madhe. Biden do të jetë 82 vjeç në nisje të mandatit të dytë, nëse do t’i fitojë zgjedhjet.

Ish-presidenti Donald Trump dhe kandidati kryesor i republikanëve për presidenciale te 2024-s, reagoi për incidentin në një tubim elektoral në Ajoua. “E gjithë kjo është çmenduri, shpresoj të mos jetë lënduar”, deklaroi Trump, i cili është tallur shpesh me moshën e rivalit, edhe pse është vetëm 4 vite me i ri se ai.

https://a2news.com/2023/06/01/biden-e-ben-rruge-me-incidentet-pengohet-dhe-perplaset-mbi-podium-ne-kolorado/

A2 CNN Livestream

Dita jonë