Biden i zhgënjyer nga shifrat: Papunësia në nivele shqetësuese. Amerikanët të frikësuar nga pandemia

Presidenti amerikan Joe Biden duket se nuk është aspak i kënaqur nga treguesi më i rëndësishëm i ecurisë së ekonomisë amerikane. Sipas shifrave të Departamentit të Punës, vetëm 194 mijë vende pune u shtuan në muajin shtatorit, shumë larg targetit të administratës Biden, teksa ekonomistët parashikonin një shtim prej 500 mijë vendesh të reja pune. Siç raporton Kaitlan Collins nga CNN, presidenti fajëson Kongresin, për faktin se ekonomia është ende larg pritshmërive.