Biden në Europë për samitin e G7, Britania e madhe ndalesa e parë

Presidenti amerikan Joe Biden do të mbërrijë në Britaninë e Madhe në orët e vona të së mërkurës. Kryeministri Boris Johnson do të jetë atje për ta pritur. Do të zhvillojnë bisedime bilaterale të enjten dhe të premten do të takohen me udhëheqës të tjerë të G7-s, me të cilët do të ulen në një tryezë. Në samitin e parë të G7 që mbahet në prani fizike do të ndiqen protokolle strikte kundër Covid.