Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Biden prezanton planin, 2 trilionë dollarë për infrastrukturën, rritje taksash për korporatat

Nga A2 CNN
1 Prill 2021, 13:50 | Bota
Biden prezanton planin, 2 trilionë dollarë për

Presidenti Joe Biden, po përpiqet të rregullojë disa nga problemet kryesore të vendit. “Është një investim që vjen një herë në gjeneratë”, deklaroi ai, mbi 2 trilionë dollarë investime për të rindërtuar aeroportet, portet, autostradat dhe rrugët amerikane.

“Do të jetë diçka që se kemi parë apo bërë që prej ndërtimit të sistemit ndërshtetëror të autostradave dhe garës hapësinore disa dekada më parë”.

Nuk është thjesht investim në infrastrukturë. Plani gjithëpërfshirës amerikan i punës i dedikon miliarda dollarë industrisë përpunuese, ndërsa garanton para për përkujdesje ndaj të moshuarve; për të ndërtuar ose rinovuar shkollat dhe njësitë e strehimit, përditësim të sistemit të furnizimit me ujë dhe qasje në internet të shpejtë.

Presidenti premton që plani i tij do të krijojë vende pune që reduktojnë ndryshime klimatike. Për të financuar planin, Biden dëshiron të rrisë taksat ndaj bizneseve, përfshirë taksën mbi të ardhurat për korporatat dhe atë për kompanitë amerikane që blejnë apo bashkohen me biznese të huaja. Kjo rritje taksash, ka zemëruar republikanët.

 “E vetmja gjë për të cilën ata janë në favour është më shumë shpenzime qeveritare, më shumë taksa dhe më shumë pushtet qeveritar mbi jetët tona”, deklaroi senatori Ted Cruz. Aprovimi i këtij plani ka përçarë senatin.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani