Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Biden: Ukraina nuk do jetë kurrë një fitore për Rusinë

Nga A2 CNN
27 Mars 2022, 16:24 | Bota
Biden: Ukraina nuk do jetë kurrë një fitore për Rusinë

Presidenti amerikan Joe Biden e bëri të qartë në fjalimin nga Polonia, para se të mbyllte vizitën në Europë, se vendi i tij qëndron në krah të Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit rus.

Fjalimi i Biden u dërgua nga Kështjella Mbretërore në Varshavë përpara qindra zyrtarëve polakë, studentëve dhe stafit të ambasadës amerikane atje. Biden tha se Rusia, përveçse ka shkelur ligjet ndërkombëtare, ka kërcënuar se do të rikthejë Europën në “dekadën e luftës”.

Pas 4 javësh, Rusia ka dështuar të rrethojë qytetet më të mëdha të Ukrainës, me konfliktin që ka shkaktuar deri më tani mijëra viktima, ndërsa thuajse 4 milionë ukrainas nga vendi. Luftimet u intensifikuan në disa zona të Ukrainës të dielën, me presidentin Biden në Poloni, në atë që është cilësuar si një mesazh nga Putin për Biden.

“Kremlini dështon ta portretizojë zgjerimin e NATO-s si një projekt perandorak, që sipas tij, synon të destabizilojë Rusinë. Kjo nuk është e vërtetë. NATO është një aleancë mbrojtëse dhe kurrë nuk ka synuar të shkatërrojë Rusinë. Mesazhi im për popullin ukrainas është një mesazh që sot ja dhashë edhe ministrit të Jashtëm dhe atij të Mbrojtjes. Ne qëndrojmë krah jush. Pavarësisht brutalitetit të Vladimir Putinit, le të mos ketë dyshim se kjo luftë ka qenë një dështim strategjik për Rusinë. Duke e humbur vetë një fëmijë, e kuptoj dhimbjen e çdo familjeje që ka humbur fëmijët por ai, Putini, mendonte se ukrainasit do dorëzoheshin dhe nuk do luftonin. Jo shumë për një student i historisë.

Tani, në këtë luftë për demokraci dhe liri, Ukraina dhe populli i saj janë në vijë të parë, me qëllim kryesor mbrojtjen e vendit. Dhe rezistenca e tyre e guximshme është pjesë e një lufte më të madhe për principet esenciale demokratike, që bashkon njerëzit e lirë. Invazioni rus nuk është asgjë më shumë se sa një sfidë direkte ndaj ligjeve ndërkombëtare, të përcaktuara që nga Lufta e Dytë Botërore. Dhe kërcënon që të rikthejë dekadën e Luftës në Europë. Ne nuk mund të kthehemi aty. Rëndësia e kërcënimit është arsyeja përse perëndimi ka qenë i shpejtë në sanksione, i fuqishëm dhe i bashkuar, i paprecedentë dhe dërrmues. Ukraina nuk do jetë kurrë një fitore për Rusinë. Ne do kemi një të ardhme ndryshe”, u shpreh Biden.

A2 CNN Livestream

Dita jonë