Bie fuqia blerëse, tregu industrial në Librazhd ngjan me një vend të braktisur

Librazhdi si shumë bashki të tjera në vend, vuan një nivel të lartë papunësie. Ky fakt reflektohet edhe në nivelin e shpenzimeve që bëjnë banorët dhe rënia e fuqisë blerësë ka bërë që tregu industrial i Librazhdit t’i ngjajë çdo ditë e më shumë një vendi të braktisur.