Bie përsëri numri i viktimave ditore në Spanjë

517 persona kanë humbur jetën në Spanjë në 24 orët e fundit nga koronavirusi, raportoi Ministria e Shëndetësisë atje. Shifra tregon luhatje të vazhdueshme, gjithsesi në rënie, të viktimave ditore. Të dielën, numri i viktimave ditore ishte 619, ndërsa të shtunën 510. Sipas të dhënave më të fundit, numri total i viktimave ka arritur në 17489, që prej nisjes së krizës shëndetësore, ndërsa 169496 raste janë konfirmuar zyrtarisht. Prej tyre, 64727 janë shëruar.