Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Bie prodhimi i vajit të ullirit këtë vit. Si dallohet vaji cilësor?

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2021, 16:30 | Sociale
Bie prodhimi i vajit të ullirit këtë vit. Si dallohet vaji

Këtë vit, Rruzhdi Hysa nuk ka sjellë po aq ullinj sa një vit më parë në fabrikën e përpunimit të vajit. Ai mendon se në prodhimtarinë e ullirit kanë ndikuar ndryshimet e kushteve atmosferike, duke ulur rendimentin e vajit e duke rritur kostot e prodhimit.

Rënien e prodhimit te fermerët e pohojnë edhe përpunuesit e vajit.

Por cilët janë disa hapa për të prodhuar vaj ulliri cilësor? Përballë tregut të pakontrolluar sa duhet nga autoritetet, konsumatori duhet të tregojë kujdes.

Ndërsa matjet zyrtare të prodhimit të ullirit dalin pas mbylljes së këtij viti, gjatë 2020-s pati një rritje me mbi 34% e barasvlershme me 132 tonë ullinj të prodhuar. Niveli më i lartë u arrit në qarkun e Fierit pasuar nga Berati dhe Elbasani.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani